Robert Berisha beson se Rusia mposhti Arabinë për shkak të Ramazanit

Botërori 2018 June 15, 2018 - 08:45
Lexo lajmet nga vendi, bota dhe rajoni!

Këngëtari Robert Berisha bëri një pohim interesant në Duelin e Botërorit të TV Dukagjinit.

Muzikanti i cili u ftua të komentojë rreth ndeshjes së parë që u zhvillua në këtë Kampionat Botëror, paraqiti një arsye mjaft interesante pse Rusia triumfoi kaq thellë ndaj Arabisë.

Roberti në formë komike deklaroi se agjërimi i Ramazanit ka ndikuar që Rusia të mposhtë kaq thellë Arabinë Saudite.

“Rusia sot m’ki ka nxon arabët me Ramazan, nuk i dihet”, u shpreh Robert Berisha i pyetur për rrjedhën e Grupit C.

E për Grupin C, Roberti beson se Franca sigurt kalon tutje, por për vendin e dytë tha se nuk është i sigurtë edhe pse favorizoi lehtë Australinë.

“Dueli i Botërorit” zhvillohet çdo mbrëmje nga ora 22:30 në TV Dukagjini.

/Telegrafi/

Kombëtarja e Arabisë SauditeKombëtarja e RusisëRobert BerishaRusia 2018

Të rekomanduara