Trump, i lumtur që Amerika do ta organizojë Botërorin 2026

Botërori 2018 June 13, 2018 - 18:54
Lexoni më shumë detaje

SHBA, Meksika dhe Kanadaja do të jenë mikpritësit e Botërorit 2026 pasi që arritën ta mposhtin ofertën e Marokos dhe kjo është një kënaqësi e veçantë për shefin e shtetit amerikan

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump e ka lavdëruar punën e “madhe” të SHBA, Meksikës dhe Kanadasë për të siguruar kështu Botërorin e vitit 2026.

Oferta e United e mposhti atë të Marokos më 134 -65, duke i dhënë të drejtë këtyre tre shteteve që ta organizojnë Botërorin e radhës pas tetë viteve.

Ky vendim do të thotë se për herë të parë në histori të Botërorëve tri kombe apo tre shteti do të organizojnë një Botëror.

Më 2002, Japonia dhe Koreja Jugore e kishin bashkëorganizuar kampionatin, që është rasti i vetëm që ai është zhvilluar në dy shtete, edhe pse kampionatet europiane janë mbajtur disa herë nga dy shtete që nga viti 2000.

Përderisa kjo do të jetë hera e parë për Kanadanë, e cila ka përvojë vetëm në një Botëror atë të 1986, e që do të mbahet kampionati, më parë edhe SHBA edhe Meksika e kishin bërë këtë.

SHBA e kishte organizuar garën më 1994, derisa Meksika e ka mbajtur atë dy herë, në 1970 dhe 1986 – duke bërë që ky është shteti i parë që organizon tri herë Botërorin.

Ishte thënë që pikërisht politikat kontraverse të Trump do të bënin që Maroku të fitonte garën.

“SHBA, s’bashku me Meksikën dhe Kanadanë do të organizojmë Botërorin. Urime – një punë e vështirë por e bërë”, ka thënë Trump në një status në Twitter.

“Lajmi i mirë që me mëngjes: Botërori i 2026 do të mbahet në Kanada, SHBA dhe Meksikë. Urime të gjithëve për këtë punë të madhe që bëtë në këtë projekt – është një turne i madh!”, ka thënë kryeministri i Kanadasë Justin Trudeau duke shkruar po ashtu në Twitter. /GazetaExpress/ 

Image

 

 

Të rekomanduara