Sulmi ajror vret 3 fëmijë në Jemen, huthët fajësojnë Arabinë Saudite

Sulmi ajror vret 3 fëmijë në Jemen, huthët fajësojnë Arabinë Saudite

Bota October 17, 2026 - 17:12

Rebelët Houthi, të mbështetur nga Irani, thonë se sulmet ajrore nga Arabia Saudite vranë tre fëmijë në provincën Dhamar, në jugperëndim të Jemenit.

Ministria e Shëndetësisë, e kontrolluar nga huthët, njoftoi të shtunën se sulmet e një dite më parë goditën shtëpi në fshatin al-Ar, në distriktin Dawran Aness, duke vrarë një fëmijë 8-vjeçar dhe dy fëmijë 10-vjeçarë, si dhe duke plagosur më shumë persona, transmeton Klankosova.tv.

Huthët, sipas "The Associated Press", fajësuan Arabinë Saudite për sulmin, i cili ndodh në një kohë kur janë intensifikuar luftimet mes këtij grupi dhe mbretërisë saudite e aleatëve të saj jemenas. Arabia Saudite nuk dha menjëherë ndonjë koment lidhur me sulmin.

Sipas ministrisë, fëmijët janë pjesë e 124 personave që, sipas huthëve, janë vrarë në territoret e tyre që kur rifilluan luftimet në shtator.