Përfshihet nga flakët powerbank-u në kabinën e bagazheve, aeroplani në Indi bën ulje emergjente

Përfshihet nga flakët powerbank-u në kabinën e bagazheve, aeroplani në Indi bën ulje emergjente

Bota October 11, 2026 - 19:09

Paniku përfshiu një fluturim të linjës ajrore indiane IndiGo të dielën pasi një zjarr shpërtheu në kabinën e bagazheve nga një powerbank. Pas incidentit aeroplani bëri një ulje emergjente.

Një video që qarkullon në mediat sociale tregon pasagjerët që përpiqen të shuajnë zjarrin duke e mbuluar powerbank-un me çantat e tyre. Ekuipazhi i kabinës arriti ta shuante zjarrin, ndërsa të gjithë pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit janë të sigurt.

“Fluturimi 6E 6115 i IndiGo, që operonte nga Delhi në Chennai më 11 tetor 2026, u devijua për në Hyderabad pasi u zbulua tym nga pajisja elektronike personale e një pasagjeri. Ekuipazhi i kabinës reagoi menjëherë dhe situata u vu nën kontroll.

Sipas protokolleve të përcaktuara, pilotët devijuan fluturimin dhe u ulën në mënyrë të sigurt në Aeroportin Ndërkombëtar Rajiv Gandhi, Hyderabad. Na vjen keq për shqetësimin e shkaktuar klientëve tanë për shkak të kësaj situate të paparashikuar dhe po bëjmë çmos për ta minimizuar atë, duke përfshirë ofrimin e pijeve freskuese dhe komunikimin në kohë.

Në IndiGo, siguria e klientëve dhe ekuipazhit tonë mbetet përparësia jonë kryesore”, tha kompania në një njoftim.

VIDEO: https://x.com/aviationbrk/status/2109260577705238893?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E2109260577705238893%7Ctwgr%5E65e02decb1002d5bd4063a1498975a4b8634eb72%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Feuronews.al%2Fperfshihet-nga-flake-powerbank-u-ne-kabinen-e-bagazheve-aeroplani-ne-indi-ben-ulje-emergjente-video%2F