Kallas reagon pasi SHBA-ja i vendosi sanksione Gjykatës Penale Ndërkombëtare, përmend dialogun si mundësi
Foto: Laura Hasani

Kallas reagon pasi SHBA-ja i vendosi sanksione Gjykatës Penale Ndërkombëtare, përmend dialogun si mundësi

Bota October 10, 2026 - 00:15

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Kaja Kallas, ka riafirmuar mbështetjen e BE-së për Gjykatën Penale Ndërkombëtare pas njoftimit të Shteteve të Bashkuara për vendosjen e sanksioneve ndaj saj.

Kallas ka bërë të ditur se ka biseduar me presidenten e GJPN-së, Tomoko Akane, pas njoftimit amerikan, duke theksuar se periudha gjashtëmujore para hyrjes në fuqi të masave ofron mundësi për dialog.

“GJPN-ja është gurthemeli i sistemit ndërkombëtar të drejtësisë penale. Ajo ndjek penalisht individët përgjegjës për krimet më të rënda sipas së drejtës ndërkombëtare”, ka shkruar Kallas.

Ajo ka theksuar se Bashkimi Evropian e ka mbështetur gjithmonë Gjykatën dhe se ka mundësi për të siguruar vazhdimin e punës së saj.

“Mbrojtja e GJPN-së mbetet prioritet për BE-në”, ka deklaruar Kallas.

Reagimi i saj vjen pas njoftimit të administratës së presidentit amerikan, Donald Trump, për vendosjen e sanksioneve ndaj Gjykatës Penale Ndërkombëtare.