Ekzekutohet me injeksion 46-vjeçari nga Teksasi, i dënuar për vrasje

Ekzekutohet me injeksion 46-vjeçari nga Teksasi, i dënuar për vrasje

Bota October 08, 2026 - 10:57

Një 46-vjeçar u ekzekutua me injeksion vdekjeprurës në Teksas, duke shënuar ekzekutimin e parë në Shtetet e Bashkuara pas një tentative të dështuar ekzekutimi javën e kaluar në Tenesi.

Jamaal Howard mori dozën e pentobarbitalit në burgun shtetëror në Huntsville.

Avokatët e tij kërkuan pezullimin e ekzekutimit, duke ngritur shqetësime për përdorimin e të njëjtit ilaç që ishte përdorur në tentativën e dështuar të ekzekutimit të Christa Pike në Tenesi. Pas këtij rasti, autoritetet në Tenesi pezulluan përkohësisht ekzekutimet, për shkak të shqetësimeve mbi mënyrën e administrimit të injeksioneve vdekjeprurëse dhe përdorimin e barnave.

Avokatët e Howard pretenduan gjithashtu se ilaçi i përdorur në Teksas mund të ishte dëmtuar.

Kërkesat për apel u rrëzuan nga gjykatat, ndërsa edhe Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara refuzoi ndërhyrjen. Edhe kërkesa drejtuar guvernatorit të Teksasit, Greg Abbott, për shtyrjen e ekzekutimit nuk u miratua.

Hoëard ishte dënuar për vrasjen e Vickie Sëartout, në vitin 2000. Sipas autoriteteve, ai e qëlloi për vdekje gjatë një grabitjeje në një dyqan, ku vodhi cigare dhe 114 dollarë. /abcnews