Helikopteri rus shkel hapësirën ajrore të Polonisë për 42 sekonda, ngrihen avionët

Helikopteri rus shkel hapësirën ajrore të Polonisë për 42 sekonda, ngrihen avionët

Bota September 23, 2026 - 16:49

Një helikopter ushtarak rus Mi-8 ka hyrë për pak çaste në hapësirën ajrore të Polonisë, anëtare e NATO-s, nga enklava ruse e Kaliningradit, njoftoi të mërkurën Komanda Operative e Ushtrisë Polake.

Sipas njoftimit të publikuar në rrjetin social X, helikopteri qëndroi 42 sekonda në hapësirën ajrore polake dhe depërtoi deri në një thellësi prej rreth 300 metrash, shkruan Reuters, transmeton klankosova.tv.

“U ngritën avionë luftarakë, ndërsa forcat dhe mjetet tokësore mbetën në gatishmëri. Natyra e incidentit tregon se Rusia po teston edhe një herë gatishmërinë e mbrojtjes sonë ajrore”, thuhet në njoftim.

Kaliningradi është një enklavë ruse e vendosur mes Polonisë dhe Lituanisë, të dyja vende anëtare të NATO-s.