Nisin procedura kundër partisë së Vuçiqit: Mjaftë bëri lojë të dyfishtë

Nisin procedura kundër partisë së Vuçiqit: Mjaftë bëri lojë të dyfishtë

Bota September 19, 2026 - 18:44

Andrej Kovaçev, eurodeputet dhe kryetar i delegacionit bullgar në Partinë Popullore Evropiane (EPP), tha se ky grupim politik ka nisur procedurë kundër anëtarit të saj të asociuar, Partisë Përparimtare Serbe që e drejton Aleksander Vuçiq.

Kovaçev i bëri këto deklarata gjatë një paneli në forumin “EU Meets the Balkans”, i mbajtur të premten, më 18 shtator, në Sofje, ku kritikoi ashpër SNS-në dhe Aleksandar Vuçiqin.

“Ata janë anëtar i asociuar i EPP-së, por ne kemi nisur procedurë kundër tyre dhe tani zërat brenda EPP-së janë shumë, shumë të fuqishëm. Mjaft më dhe kemi pritur për shumë gjatë, Aleksandar Vuçiq ka luajtur në të dyja anët për një kohë shumë të gjatë”, tha Kovaçev, shkruan N1.

Eurodeputeti bullgar foli edhe për qasjen e disa liderëve evropianë ndaj presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

“Fatkeqësisht, keni parë se edhe liderët evropianë, si Merz dhe Macron, nuk kanë qenë plotësisht të qartë në mesazhet e tyre, sepse, siç e përmenda tashmë, ne kemi nevojë për Serbinë. Serbia është jashtëzakonisht e rëndësishme dhe ata gjithmonë shpresojnë se ajo që u thotë Aleksandari është e vërtetë, por nuk është”, përfundoi Kovaçev.