Donald Trump vazhdon vizitën dyditore në Irlandë
Bota
September 13, 2026 - 08:45
Donald Trump ndodhet ende në Republikën e Irlandës në kuadër të vizitës së tij dyditore në vend.
Presidenti amerikan do ta kalojë ditën në "Trump International Golf Links" në Doonbeg, të qarkut Clare, me rastin e turneut "Irish Open", shkruan BBC.
Të shtunën, ai u takua me Presidenten e Irlandës, Catherine Connolly.
Gjatë një takimi me Michael Martin, kryeministrin e Irlandës në Dublin, Trump u shpreh para gazetarëve se do të dëshironte të shihte një Irlandë të bashkuar.
Ai do të niset nga Aeroporti i Shannon-it të dielën në mbrëmje.