Vance shprehet optimist për marrëveshjen SHBA-Iran, pavarësisht tensioneve të fundit
Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës është shprehur optimist për arritjen e një marrëveshjeje me Iranin, pavarësisht tensioneve të fundit në Ngushticën e Hormuzit.
Numri dy i SHBA-së ka thënë të martën se marrëveshja është shumë afër, por që sipas tij, mund të arrihet brenda një jave, apo edhe muajve.
Këto deklarata, ai i ka dhënë për “CBS Sunday Morning”, raporton CNN.
“Shikoni, mendoj se marrëveshja mund të ndodhë javën e ardhshme, por marrëveshja mund të ndodhë edhe muaj nga tani”, ka thënë Vance.
Ai ka shtuar se një marrëveshje mund të arrihet para zgjedhjeve të mesit të mandatit në nëntor.
“Tani për tani, mendoj se jemi në një pozicion për të arritur një marrëveshje që është e mirë për Shtetet e Bashkuara ekonomikisht dhe që vërtet merret me programin bërthamor iranian, jo vetëm tani, jo vetëm për sa kohë që Donald Trump është president, por edhe për një kohë të gjatë”, ka thënë tuje Vance.
Por, ai ka thënë se pavarësisht se marrëveshja mund të duket afër, ka ende punë dhe çështje për t’u diskutuar.
Deklaratat e tij vijnë vetëm pak kohë pasi që SHBA-ka ka akuzuar Iranin për rrëzimimn e një helikopteri ushtarak në afrësi të Ngushticës së Hormuzit.
Pas kësaj, presidenti amerikan, Donald Trump ka paralajmëruar hakmarrje ndaj shtetit të Iranit.