Trumpi tregon se kur do të rihapet Ngushtica e Hormuzit

Trumpi tregon se kur do të rihapet Ngushtica e Hormuzit

Bota June 03, 2026 - 23:56

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump është pyetur lidhje me Ngushticën e Hormuzit.

Ai deklaroi se negociatorët amerikanë po përpiqen ta ndajnë çështjen e kësaj rruge ujore, raporton Sky News.

Irani ka këmbëngulur që çdo marrëveshje paqeje e arritur me ShBA-në duhet të përfshijë edhe Libanin.

“Ngushtica do të rihapet “menjëherë” sapo të nënshkruhet memorandumi i mirëkuptimit midis ShBA-së dhe Iranit”, ka thënë Trumpi.