Izraeli zgjeroi operacionet në Liban pas sulmeve me raketa të Hezbollahut

Izraeli zgjeroi operacionet në Liban pas sulmeve me raketa të Hezbollahut

Bota March 12, 2026 - 11:43

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit janë urdhëruar të zgjerojnë operacionet ushtarake në Liban, pas një vale të rëndë sulmesh me raketa gjatë natës nga grupi militant Hezbollah.

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, deklaroi se vendimi për zgjerimin e operacioneve erdhi si reagim ndaj breshërisë së raketave të lëshuara nga Hezbollah, një organizatë e mbështetur nga Irani.

Shkëmbimi i zjarrit mes Izraelit dhe milicisë shiite konsiderohet ndër përleshjet më të rënda mes palëve që nga fillimi i luftës.

Katz i është drejtuar gjithashtu presidentit të Libanit, duke paralajmëruar se nëse autoritetet libaneze nuk janë në gjendje ta ndalin Hezbollahun nga sulmet ndaj Izraelit, atëherë vendi i tij “do ta bëjë këtë vetë”./Zëri