Erdogani i prerë me Iranin: Shkeljet e hapësirës ajrore turke nuk mund të justifikohen
Presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdogan, e ka paralajmëruar Iranin se shkeljet e hapësirës ajrore turke “nuk mund të justifikohen” dhe thotë se sulmet ndaj vendeve në rajon nuk i ndihmojnë askujt.
Në një telefonatë me presidentin e Iranit, Masoud Pezeshkian, ai thotë se Turqia po përpiqet t’i hapë derën diplomacisë për të ndihmuar në përfundimin e luftës.
Në një mbledhje të kabinetit mbrëmë, Erdogani tha: “Pavarësisht paralajmërimeve tona të sinqerta, vazhdojnë të ndërmerren hapa jashtëzakonisht të gabuar dhe provokues që do të rrezikojnë miqësinë e Turqisë”.
Komentet vijnë pasi mbrojtja ajrore e NATO-s rrëzoi një raketë të dytë balistike iraniane që kishte hyrë në hapësirën ajrore turke të hënën. Turqia ka ushtrinë e dytë më të madhe të NATO-s dhe ndan një kufi të gjatë me Iranin që ka qenë i qëndrueshëm për 500 vjet. /abcnews