“U lëshuan 541 dronë”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Sulmet iraniane vranë 3 persona
Bota
March 01, 2026 - 14:38
Bombardime të rënda çdo 10 sekonda dhe avionë që fluturojnë po raportohet të jenë duke ndodhur në Emiratet e Bashkuara.
Zyrtarët e Emirateve të Bashkuara Arabe thanë të dielën se tre persona janë vrarë në sulmet iraniane ndaj vendit dhe 58 janë të plagosur.
Ministria e Mbrojtjes e Emirateve të Bashkuara Arabe tha gjithashtu se Irani kishte lëshuar 165 raketa balistike që synonin vendin, nga të cilat 152 u shkatërruan, transmeton Klankosova.tv
Trembëdhjetë prej tyre ranë në det, shtoi ajo. Irani gjithashtu lëshoi ë541 dronë që mbartnin bomba në Emiratet e Bashkuara Arabe, nga të cilët 506 u shkatërruan.