Telefonata e Trumpit për Epsteinin në polici: Të gjithë e dinë për sjelljen e tij, hetoni edhe Maxwellin
Në vitin 2006, kur nisën hetimet e para ndaj Jeffrey Epstein, një ish shef policie në Florida, mori një telefonatë nga Donald Trump, gjatë se cilës presidenti I tanishëm I tha se të gjithë e dinin për sjelljen e pedofilit dhe trafikantit seksual.
Këto të dhëna dolën në dritë nga një dokument i FBI amerikane i publikuar nga departamenti i drejtësisë.
Dokumenti është një regjistrim me shkrim i një interviste të FBI-në vitin 2019 me ish-shefin e policisë së Palm Beach, i cili pretendon se Trumpi e telefonoi pasi departamenti nisi një hetim ndaj Epsteinit.
Emri i oficerit është redaktuar, por dokumenti identifikon subjektin e intervistës si shefin e policisë së Palm Beach në kohën e hetimit të Epsteinit, I cili ishte Michael Reiter.
Presidenti ka mohuar vazhdimisht çdo shkelje në lidhje me Epstein dhe ka thënë se nuk dinte për krimet e tij. Megjithatë, telefonata e supozuar ka të ngjarë të ngrejë pyetje të mëtejshme rreth asaj që dinte Trump dhe kohën kur ai e kishte këtë informacion.
Sipas përmbledhjes së intervistës së FBI-së, e cila u publikua në pjesën e fundit të dosjeve të Epsteinit, Reiter tha se Trumpi i tha atij në një telefonatë në korrik 2006 se e kishte nxjerrë Epsteini nga klubi i tij në Mar-a-Lago dhe se njerëzit në New York e dinin se ai ishte i neveritshëm.
Reiter gjithashtu pretendon se Trumpi i tha atij se Ghislaine Maxwell ishte në funksion të Epsteinit dhe është e keqe, prandaj hetimi duhet të përqendrohet tek ajo.
Ish-shefi i policisë tha gjithashtu se Trumpi ishte një nga njerëzit e parë që telefonoi policinë e Floridës kur dëgjoi se po hetonin Epsteinin.
Reiter gjithashtu i tha FBI se republikani tha se ishte pranë Epsteini kur ai ishte me adoleshentë dhe se u largua nga atje.
Në vitin 2006, policia e Palm Beach po hetonte financierin për shfrytëzimin e dyshuar seksual të vajzave të mitura. Çështja iu dorëzua më vonë prokurorëve federalë, të cilët në vitin 2008 bënë një marrëveshje kontroverse pranimi fajësie me Epsteinin që përfshinte një marrëveshje mosndjekjeje penale që e mbronte atë nga akuza më të rënda.
Administrata e Donald Trumpit është kritikuar për mënyrën si e ka trajtuar çështjen dhe disa zyrtarëve të lartë u ka dalë emri në dosje. Mes tyre edhe sekretari I tregtisë Howard Lutnick, i cili pranoi para Kongresit se ai e kishte vizituar ishullin e Epsteinit, ku drekoi bashkë me gruan dhe fëmijët e tij. Vizita ndodhi ne vitin 2012 dhe ka ngritur dyshime për marrëdhënien e Lutnickut me pedofilin dhe se sa ai ishte në dijeni të krimeve të tij. /abcnews