Zelensky: Kam siguruar raketa për sistemin Patriot, por nuk do ta zbuloj sasinë

Zelensky: Kam siguruar raketa për sistemin Patriot, por nuk do ta zbuloj sasinë

Bota January 24, 2026 - 20:14

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenski, u shpreh para mediave vendase se ka arritur një marrëveshje me presidentin amerikan, Donald Trump, për furnizimin e Ukrainës me raketa për sistemet e mbrojtjes kundërajrore të tipit Patriot.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të mediave ukrainase, Zelenski theksoi se është i kënaqur me marrëveshjen e arritur me liderin amerikan gjatë takimit në Davos.

“Kam biseduar me presidentin Trump dhe kam marrë, nuk do të them sa, raketa PAC-3 për sistemin Patriot”, deklaroi ai për Ukrinform.

Çfarë dihet për takimin e parë trepalësh Ukrainë, SHBA dhe Rusi?

Sipas Zelenskyt, në Davos u diskutua edhe për modele të zgjidhjes së çështjeve globale, duke përcaktuar detyra konkrete për secilin shtet që mund të japë një kontribut pozitiv.

“Folëm për tema globale, por zgjidhëm edhe një çështje që jep qartë përgjigje se pse shkova atje”, u shpreh ai.

Ndërkohë, dje kanë nisur për herë të parë që nga fillimi i agresionit rus ndaj Ukrainës bisedimet trepalëshe mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Ukrainës dhe Rusisë.