Trumpi thotë se “të gjithë” duan të jenë pjesë e Bordit të Paqes
Bota
January 22, 2026 - 11:22
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, sapo ka filluar fjalimin e tij në takimin ku pritet të themelohet Bordi i Paqes në Davos.
Ai e ka quajtur këtë një “ditë shumë emocionuese, e cila ka ardhur pas një kohe të gjatë përgatitjeje”.
Ai pretendon se “të gjithë” duan të jenë pjesë e Bordit të tij të Paqes.
Ai tha se do të vazhdojë të “punojë me shumë të tjerë, përfshirë edhe Kombet e Bashkuara”. /Zëri