Gjermani arrestohen dy irakianë, të dyshuar anëtarë të ISIS
Policia gjermane arrestoi të martën dy shtetas irakianë të dyshuar për anëtarësim në të ashtuquajturin grupin e Shtetit Islamik (ISIS), në bastisje të koordinuara në pesë qytete, njoftoi të mërkurën Prokurori Federal.
Muthana S dhe Kais SJ u ndaluan në Trier, Rheinland-Pfalz dhe Delbrück, North Rhine-Westfalen, nga oficerë të Zyrës Federale të Policisë Kriminale.
Të dy burrat dyshohen për anëtarësim në një organizatë terroriste të huaj sipas ligjit gjerman dhe dyshohet se i përkisnin ISIS-it në Irak për disa muaj secili gjatë viteve 2016 dhe 2017.
Sipas raportimeve, Kais SJ punoi për një komitet të Sharias të ISIS-it, ndërsa Muthana S shërbeu si luftëtar, sipas urdhër-arresteve të lëshuara nga një gjyqtar hetues i Gjykatës Federale të Drejtësisë më 24 nëntor.
Burrat u sollën para gjyqtarit të martën, i cili urdhëroi mbajtjen e tyre në paraburgim.
Oficerët kontrolluan shtëpitë e të dy të dyshuarve dhe tre individëve të tjerë në Trier, Delbrück, Cologne, Chemnitz dhe Wittmund në Saksoninë e Poshtme.
Prokurori Publik Federal nuk dha detaje mbi provat që çuan në arrestime ose nëse të dyshuarit përbënin një kërcënim aktiv në Gjermani.