Disa të vdekur pasi autobusi përplaset në një stacion në Stokholm [video]
Foto: AFP

Disa të vdekur pasi autobusi përplaset në një stacion në Stokholm [video]

Bota November 14, 2025 - 17:59

Disa njerëz kanë vdekur dhe janë plagosur pasi një autobus e goditi një stacion autobusi në qendër të Stokholmit të premten, njoftoi policia suedeze.

Policia shtoi se nuk ka ndonjë të dhënë që tregon se bëhej fjalë për ndonjë sulm.

Një zëdhënës i emergjencës së Stokholmit njoftoi për gjashtë viktima në këtë incident, por nuk tregoi se sa prej tyre janë të vdekur apo të plagosur.

Zëdhënësi tha se në autobus nuk kishte udhëtarë në atë kohë.

"Po hetohet si vrasje nga pakujdesia. Shoferi i autobusit është arrestuar, por kjo është procedurë rutinë në raste të tilla", tha një zëdhënës i policisë, duke shtuar se nuk ka ndonjë të dhënë që tregon se bëhej fjalë për sulm.

Policia tha se nuk do të japë hollësi për numrin, gjininë apo moshën e të vdekurve apo të plagosurve.

Policia, shërbimet e shpëtimit dhe ambulancat po punojnë në vendngjarje, tha policia.

Një fotografi në faqen e përditshme të Aftonbladet shfaq shërbimet e emergjencës në vendngjarje, rreth një autobusi dykatësh, me ngjyrë të kaltër.

Incidenti ndodhi pranë universitetit të Institutit Mbretëror të Teknologjisë, tha policia.

"Ende nuk e dimë shkaktarin, por në mendjet tona janë, para së gjithash, ata që janë prekur dhe familjet e tyre", tha kryeministri Ulf Kristersson në një postim në X. /REL