Një dekadë nga sulmet terroriste, Franca nderon viktimat me një kopsht përkujtimor
Franca po përgatitet të përkujtojë të enjten 10-vjetorin e sulmeve terroriste të Parisit më 13 nëntor 2015 nga ekstremistët e Shtetit Islamik, të cilat vranë 132 persona dhe plagosën më shumë se 400 të tjerë.
Në atë ditë fatale, një celulë prej nëntë mbështetësish të ISIS të armatosur me automatikë dhe jelekë shpërthyes sulmuan kryeqytetin francez.
Presidenti francez Emmanuel Macron do të marrë pjesë në një ceremoni të veçantë për të nderuar të gjitha viktimat e sulmeve që shënjestruan vendin e koncerteve në Bataclan, tarracat e bareve dhe restoranteve, si dhe stadiumin kombëtar të Francës.
Të mbijetuarit dhe familjet do të marrin pjesë gjithashtu në përkujtimin që do të zhvillohet në një kopsht të ri në kujtim të viktimave të sulmeve.
Një kopsht përkujtimor i vendosur pranë Bashkisë së Parisit, i cili festoi jetën e atyre që vdiqën dhe atyre që mbijetuan, do të përurohet zyrtarisht gjatë ceremonisë përkujtimore të së enjtes.
Vendi, i konceptuar me kontributin e të mbijetuarve dhe të afërmve të njerëzve që vdiqën atë ditë, evokon gjashtë vendet e sulmeve, me emrat e viktimave të gdhendur në gurë të vendosurë përreth. Një pemë ulliri simbolike është mbjellë në hyrje të kopshtit përkujtimor.
Arthur Denovo, i cili ishte në një concert në Bataclan në momentin e sulmit, tregoi për Associated Press se ia doli të mbijetonte duke u zvarritur drejt një dalje emergjence.
Ai tha se edhe pas shumë vitesh përjeton momente tensioni, pas traumave të forta nga ngjarja që shënoi një faqe të errët në historinë franceze. /abcnews