BE-ja do të krijojë një agjenci të re inteligjence nën drejtimin e Ursula von der Leyen
Bota
November 11, 2025 - 13:01
Komisioni Evropian ka filluar krijimin e një agjencie të re inteligjence nën drejtimin e presidentes së saj, Ursula von der Leyen.
Siç thotë Komisioni Evropian kjo është një përpjekje për të përmirësuar përdorimin e informacionit të mbledhur nga agjencitë kombëtare të spiunazhit, raporton Financial Times.
Njësia, që do të ngrihet brenda sekretariatit të Komisionit, planifikon të rekrutojë zyrtarë nga i gjithë komuniteti i inteligjencës së BE-së dhe të mbledhë informacione për qëllime të përbashkëta. /abcnews