Izraeli bombardon objektivat e Hezbollah në Libanin jugor
Bota
November 06, 2025 - 17:20
Ushtria izraelite njoftoi se ka goditur objektivat e Hezbollah në Libanin jugor. Më herët Izraeli paralajmëroi banorët e zonës që të evakuoheshin.
“Ushtria izraelite nisi një seri sulmesh kundër objektivave ushtarake të Hezbollah në Libanin Jugor”, njoftoi ushtria.
Ndërsa lëvizja shiite libaneze e mbështetur nga Irani njoftoi ditën e sotme se hedh poshtë çdo “negociatë politike” me palën izraelite. /abcnews