
Netanyahu: Kushdo që vë dorë mbi Izraelin do të paguajë çmim shumë të rëndë
Bota
October 16, 2025 - 16:34
“Izraeli do të arrijë të gjitha qëllimet e luftës në Gaza që ka vendosur të realizojë”, ka thënë sot kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu.
Duke folur në një ceremoni përkujtimore, ai tha se ata që kërcënojnë Izraelin do të paguajnë një “çmim të rëndë”, dhe theksoi se lufta nuk ka përfunduar ende.
“Kushdo që vë dorë mbi ne e di se do të paguajë një çmim shumë të rëndë,” tha kryeministri izraelit.