Izraeli dëbon Greta Thunbergun dhe 170 aktivistë të tjerë në flotën e nisur drejt Gazës
Izraeli thotë se ka dëbuzar Greta Thunbergun dhe 170 aktivistë të tjerë, të cilët i ndaloi kur një flotilje që përpiqej të dërgonte ndihma për në Gazë u kap.
Rreth 470 persona ishin në bordin e më shumë se 40 anijeve civile kur Flotilja Global Sumud u ndalua nga Izraeli javën e kaluar.
Disa anëtarë të flotiljes që tashmë janë deportuar kanë pretenduar se janë keqtrajtuar gjatë paraburgimit izraelit, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Në një postim në X, ministria e jashtme e Izraelit e quan flotiljen një “mashtrim PR” dhe thotë se të gjithë të ndaluarve u janë mbrojtur të drejtat e tyre ligjore.
Ajo i akuzon ata për përhapjen e “gënjeshtrave”.
Është hera e dytë që Thunbergu është dëbuar nga Izraeli pasi u përpoq pa sukses të arrinte në Gazë nga deti.
Izraeli thotë se 171 personat janë deportuar në Greqi dhe Sllovaki dhe janë shtetas të Greqisë, Italisë, Francës, Irlandës, Suedisë, Polonisë, Gjermanisë, Bullgarisë, Lituanisë, Austrisë, Luksemburgut, Finlandës, Danimarkës, Sllovakisë, Zvicrës, Norvegjisë, Mbretërisë së Bashkuar, Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara.