Trumpi paralajmëron marrëveshje të mëdha me Turqinë, data e takimit me Erdoganin
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka njoftuar në rrjetin e tij social Truth se do të presë në një takim në Shtëpinë e Bardhë presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.
“Jam i kënaqur që do të pres Presidentin Erdogan në Shtëpinë e Bardhë më 25 shtator. Po punojmë me të për shumë marrëveshje tregtare dhe ushtarake, duke përfshirë blerjen në shkallë të gjerë të avionëve Boeing, një marrëveshje të madhe për F-16 dhe një vazhdim të bisedimeve për F-35, të cilat presim të përfundojnë pozitivisht. Unë dhe Presidenti Erdogan kemi pasur gjithmonë një marrëdhënie shumë të mirë. Pres me padurim ta shoh më 25!”
Kujtojmë se Erdogan do të niset të hënën për në Nju Jork, ku do të mbajë fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së të martën. /euronews