
Rubio: SHBA-ja, e gatshme t’i shkatërrojë grupet e huaja kriminale
Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio i cili zhvilloi një vizitë në Ekuador deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të gatshëm të shkatërrojnë grupet e huaja kriminale dhe nëse do të jetë e nevojshme do ta bëjnë diçka të tillë edhe duke i hedhur trafikantët në ajër me eksploziv.
Kreu i Diplomacisë Amerikane tha se Shtetet e Bashkuara do të përforcojnë bashkëpunimin me partnerët e tyre për goditjen e këtyre organizatave kriminale.
Rubio njoftoi nga vizita e tij në Ekuador se Shtetet e Bashkuara do të shpallin dy bandat më të mëdha Kriminale të Ekuadorit Los Lobos dhe Los Choneros Organizata të huaja terroriste. Deklaratat e Sekretarit Amerikan të Shtetit erdhën ndërsa këtë javë forcat amerikane sulmuan një anije në Detin e Karaibeve, që sipas Shtëpisë së Bardhë çoi në vrasjen e11 trafikantë droge nga Venezuela.
Marco Rubio njoftoi nga Ekuadori se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do ti japin këtij shteti një financim prej 13.5 milionë dollarësh për të forcuar sigurinë si dhe do të investojnë 6 milionë dollarë në teknologjitë më të avancuara të Dronëve për të ndihmuar Ekuadorin në luftën kundër trafikut të drogës.
Dhuna në Ekuador është rritur ndjeshëm vitet e fundit, pasi bandat kriminale luftojnë për kontrollin e rrugëve të kokainës. Sipas të dhënave qeveritare, rreth 70% e kokainës në botë kalon tani përmes Ekuadorit nga vendet prodhuese fqinje si Kolumbia dhe Peruja drejt tregjeve në SHBA, Evropë dhe Azi.
Rritja e dhunës nga kartelët ka nxitur gjithashtu qe qytetaret nga Ekuadori te emigrojnë drejt Shteteve te Bashkuara te Amerikës.