
Rreth 200 gazetarë presin me orë në autobusë për samitin Trump–Putin në Alaskë
Bota
August 15, 2025 - 19:37
Kur ora në Alaskë shënon 05:30 e mëngjesit, gazetarët janë mbledhur në radhë për të hyrë në bazën ushtarake, ku do të zhvillohet takimi mes presidentit amerikan, Donald Trump, dhe homologut rus, Vladimir Putin.
“Jemi rreth 200 gazetarë amerikanë dhe ndërkombëtarë, në një parking makinash në Anchorage, hipa në autobusët që do të na çojnë brenda bazës ushtarake amerikane për të mbuluar konferencën e përbashkët për shtyp që pritet pas samitit Trump-Putin”, thotë korrespondentja e BBC-së, Sarah Smith.
Tre orë më vonë, jemi ende të bllokuar në autobusë duke pritur që shërbimi sekret të na kontrollojë ne dhe pajisjet tona, përpara se të na lejojë të ecim më tej, thotë ajo.