
Mediat malazeze dhe boshnjake raportojnë për një takim sekret Grenell- Dodik në Mal të Zi
Bota
August 08, 2025 - 00:23
Sipas informacioneve që ka siguruar mediumi malazez, Antena M, i dënuari dhe deri dje presidenti i entitetit të Bosnjë-Hercegovinës, Republika Serbe (RS), Milorad Dodik, është takuar sot fshehurazi me ish-emisarin e posaçëm amerikan për Ballkanin, Richard Grenell.
Takimi është zhvilluar në hotelin “One and Only”, dhe ka qenë e pranishme edhe një kongresiste amerikane nga Partia Republikane.
Media malazeze thekson se shteti i Malit të Zi nuk ka qenë i përfshirë në organizimin e këtij takimi.
Aeroplani i Qeverisë së Republikës Serbe është kthyer mbrëmjen e sotme nga Mali i Zi, gjë që është regjistruar edhe nga aplikacioni për ndjekjen e aviacionit civil ADSB, raporton klix.ba.