Më shumë se një milion njerëz u lutën me Papa Leon: “Ne qëndrojmë me të rinjtë e Gazës dhe Ukrainës”

Më shumë se një milion njerëz u lutën me Papa Leon: “Ne qëndrojmë me të rinjtë e Gazës dhe Ukrainës”

Bota August 03, 2025 - 14:28

Papa Leo XIV në ngjarjen më të madhe deri më tani gjatë papatit të tij tremujor, u bëri thirrje më shumë se një milion katolikëve të rinj të përhapin besimin dhe entuziazmin e tyre.

Më shumë se një milion të rinj të veshur me ngjyra të ndezura dhe me flamuj kombëtarë u mblodhën në fushën Tor Vergata jashtë Romës, duke brohoritur “Viva il Papa” para meshës në të cilën Leo përfundoi një javë plot ngjarje për katolikët e rinj.

“Të dashur të rinj, përhapni entuziazmin tuaj dhe dëshmoni besimin tuaj para të gjithë atyre që takoni”, tha papa i parë amerikan gjatë meshës.

Në fund të meshës, Leo XIV iu referua luftërave në Gaza dhe Ukrainë, duke u bërë thirrje të rinjve të ndihmojnë në ndërtimin e një bote më të mirë.

“Ne qëndrojmë me të rinjtë e Gazës, me të rinjtë e Ukrainës”, tha ai.

“Vëllezër dhe motra, ju jeni një shenjë se një botë tjetër është e mundur”, vazhdoi ai.

“Një botë vëllazërie dhe miqësie, ku konfliktet nuk zgjidhen me armë, por me dialog.”

“Ne vërtet duam të përhapim shpresë dhe dashuri”, përfundoi Papa. /Telegrafi