
Aksident i rëndë në autostradën Maribor - Lubjanë, raportohet për pesë të vdekur
Pesë të vdekur dhe një person i lënduar janë bilanci tragjik i një aksidenti të rëndë në autostradën Maribor – Lubjanë të Sllovenisë.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, një furgon me shtetas të huaj përplasi një kamion të ndaluar në kolonë, duke shkaktuar këtë tragjedi.
Aksidenti ndodhi pak para orës 10:30 pranë daljes Slovenske Konjice.
Për shkak të ngjarjes, autostrada është mbyllur plotësisht në drejtim të Lubjanës, ndërsa janë krijuar kolona edhe në drejtim të Mariborit.
Policia vendase ka thënë se do të japë më shumë informacion në një konferencë për shtyp në orët e pasdites.
Hetimet për shkaqet e aksidentit vazhdojnë.
ëA1, MB - CE, POPOLNA ZAPORA ë
— Promet.si (@promet_si) July 30, 2025
ë A1, MB - LJ bo zaradi prometne nesreëe pred Tepanjem proti LJ zaprta dlje ëasa. Obvoz na relaciji Sl. Bistrica - Celje.
ëProti MB sta zaradi iste nesreëe zaprta vozni in prehitevani pas.
ë Veë https://t.co/mq0Lk7UrLd in ëPromet+ pic.twitter.com/ljvMtvPlHb
(FOTO) V nesreëi na štajerski avtocesti je umrlo pet oseb. https://t.co/nLOSW2jl3G pic.twitter.com/t7hUBP3yue
— Veëer (@vecer) July 30, 2025