Trumpi po e largon SHBA-në nga UNESCO

Trumpi po e largon SHBA-në nga UNESCO

Bota July 22, 2025 - 13:20

Shtëpia e Bardhë tha se presidenti Donald Trump ka vendosur të tërheqë SHBA-në nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO), pas një shqyrtimi të pjesëmarrjes amerikane në agjenci.

“Presidenti Trump ka vendosur të tërheqë Shtetet e Bashkuara nga UNESCO – e cila mbështet kauza kulturore dhe sociale të zgjuara dhe përçarëse që janë plotësisht në kundërshtim me politikat e shëndosha për të cilat votuan amerikanët në nëntor”, tha zëvendëszëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Anna Kelly, për The New York Post.

“Ky president do ta vërë gjithmonë Amerikën në radhë të parë, dhe do të sigurojë që anëtarësimi i vendit tonë në të gjitha organizatat ndërkombëtare të jetë në përputhje me interesat tona kombëtare”, shtoi ajo, transmeton Telegrafi

Shqyrtimi i administratës identifikoi probleme me politikat e UNESCO-s për Diversitetin, Barazinë dhe Përfshirjen, dhe atë që e pa si një paragjykim propalestinez dhe pro-Kinë.

Ky veprim është një goditje për agjencinë me seli në Paris, e themeluar pas Luftës së Dytë Botërore për të promovuar paqen përmes bashkëpunimit ndërkombëtar në arsim, shkencë dhe kulturë.