Rrëzimi i avionit në Bangladesh, në mesin e viktimave edhe 25 studentë

Rrëzimi i avionit në Bangladesh, në mesin e viktimave edhe 25 studentë

Bota July 22, 2025 - 13:06

Numri i viktimave nga rrëzimi i një avioni të forcave ajrore mbi një shkollë në Bangladesh ka shkuar në 31. Mes të vrarëve janë 25 studentë dhe një mësuese që humbi jetën nga plagët që  mori teksa ndihmonte të njerëzit të dilnin nga ndërtesa.

Ndërkohë, qindra studentë protestuan pranë vendit të rrëzimit të avionit stërvitor, duke kërkuar përgjegjësi, kompensim për familjet e viktimave dhe ndërprerjen e fluturimeve stërvitore me avionë të vjetër dhe jo të sigurt.

Ushtria e vendit ka nisur një getim, teksa Autoriteti i aviacionit civil të vendit nuk është i përfshirë drejtpërdrejt në këtë rast.

Bangladeshi e shënoi të martën si një ditë zie kombëtare, me flamurin kombëtar të ulur në gjysmë shtizë në të gjithë vendin.

Avioni i forcave ajrore u rrëzua në shkollën dhe kolegjin Milestone në kryeqytetin Daka, teksa në ndërtesë ndodheshin nxënës që jepnin provime ose ndiqnin mësimin rregullisht.

Zyrtarët thanë se 171 persona, kryesisht studentë dhe shumë prej tyre me djegie, u shpëtuan nga vendi i ngjarjes me helikopterë apo ambulanca. Disa prej të tjerë u shpëtuan nga zjarrfikësit e madje disa edhe nga prindërit, që i morën në krah fëmijët e tyre teksa ndërtesa digjej. /abcnews