Kolona kilometërshe në autostrada, pamjet ajrore shfaqin trafikun marramendës në rrugët kroate

Kolona kilometërshe në autostrada, pamjet ajrore shfaqin trafikun marramendës në rrugët kroate

Bota July 19, 2025 - 12:36

Pamje mbresëlënëse nga ajri tregojnë trafikun e rënduar që ka përfshirë autostradat kryesore të Kroacisë në këtë fundjavë, ndërsa mijëra turistë dhe qytetarë vendas janë nisur drejt bregdetit.

Pamjet, të realizuara nga Ministria e Punëve të Brendshme në bashkëpunim me HAK-un (Automobili Klub Kroat), tregojnë kolona të gjata makinash që shtrihen për kilometra të tëra në drejtim të jugut.

Disa nga segmentet më të ngarkuara përfshijnë hyrjen në Zagreb përmes Trakoshçan në A2, ku radhët arrijnë deri në 6 kilometra, si dhe nyjet kyçe në autostradën A1 pranë Luçko dhe Bosilevo.

Sipas autoriteteve, kjo është një nga fundjavat më të ngarkuara të sezonit, me rritje të dukshme të qarkullimit si nga turistët e huaj, ashtu edhe nga pushuesit vendas. Policia dhe shërbimet e emergjencës ndodhen në terren për të monitoruar situatën dhe për të ndërhyrë në rast nevoje.

“Qarkullimi është i dendur, por po zhvillohet në mënyrë të kontrolluar. I bëjmë thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve që të mbajnë distancën e sigurisë dhe të jenë të duruar,” thuhet në njoftimin e HAK-ut.

Kjo situatë pritet të zgjasë përgjatë gjithë fundjavës, ndërkohë që autoritetet apelojnë për shmangien e udhëtimeve gjatë orëve të pikut dhe për ndjekjen e udhëzimeve të policisë rrugore. /Telegrafi