Shkon në 24 numri i të vdekurve nga zjarret në Korenë e Jugut

Shkon në 24 numri i të vdekurve nga zjarret në Korenë e Jugut

Bota March 26, 2025 - 13:57

Minimumi 24 persona kanë humbur jetën në zjarrin e pyjeve në Korenë e Jugut, njoftuan sot autoritetet.

Ndër viktimat është edhe piloti i helikopterit, i cili u rrëzua gjatë një operacioni shpëtimi.

Gjithashtu 12 persona janë lënduar rëndë, tha një zyrtar i Ministrisë së Punëve të Brendshme, duke shtuar se këto janë “të dhëna përkohshme”.