Reagon Vuçiq: Pushteti e ka kuptuar mesazhin e këtij numri të madh të njerëzve, por qytetarët s’duan revolucion

Reagon Vuçiq: Pushteti e ka kuptuar mesazhin e këtij numri të madh të njerëzve, por qytetarët s’duan revolucion

Bota March 15, 2025 - 23:05

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, ka reaguar pas protestës masive që u zhvillua sot në Beograd, duke thënë mes tjerash se “nuk ka pasur lëndime të rënda”.

Ai ka thënë gjithashtu edhe se “autoritetet e kuptuan mesazhin e një numri kaq të madh njerëzish dhe se ata do të duhet të ndryshojnë veten”.

Tutje ai shtoi se shumica e qytetarëve “nuk duan revolucione me ngjyra” dhe vazhdoi t’i përshkruante studentët, duke i krahasuar me një grup proqeveritar që e quajti veten “Studentë që duan të mësojnë”.

Ai tha edhe se “Studentët që duan të mësojnë janë shumë më të suksesshëm se ata që protestojnë”.

Ai tha gjithashtu se 99% e studentëve nuk duan incidente.