
Nis takimi, Trump: Anglia vend i veçantë, Starmer njeri i veçantë
Bota
February 27, 2025 - 19:26
Ka filluar takimi mes presidentit të Amerikës, Donald Trump dhe kryeministrit të Britanisë së Madhe, Keir Starmer në Zyrën Ovale.
Me të nisur takimi, Trumpi tha se Anglia është “një vend i veçantë” dhe Starmer “njeri i veçantë”, transmeton Klankosova.tv.
Trumpi po ashtu ka shtuar se do të udhëtojë në Britaninë e Madhe dhe pret ta shohë sërish kryeministrin anglez në një të ardhme të afërt.
Presidenti amerikan ndër të tjera ka treguar se ai dhe Starmer do të diskutojnë për shumë gjëra, duke përfshirë Rusinë dhe Ukrainën, si dhe tregtinë.