Kryediplomatja e BE-së: Çdo marrëveshje paqeje e Ukrainës ka nevojë për Evropën në bord

Kryediplomatja e BE-së: Çdo marrëveshje paqeje e Ukrainës ka nevojë për Evropën në bord

Bota February 27, 2025 - 10:43

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Kaja Kallas, ka përsëritur se “që çdo lloj marrëveshjeje të funksionojë në tokën evropiane, duhet që edhe evropianët të bien dakord me të”.

Kallasi i tha BBC-së, se arritja e marrëveshjeve për burimet minerale varet nga Ukraina, por çdo marrëveshje paqeje “do të kishte nevojë për evropianët në bord”.

Kallasi ishte planifikuar të takohej me sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio, të mërkurën për të diskutuar gjendjen e luftës në Ukrainë, por takimi u anulua befas, me të dyja palët duke përmendur çështjet e planifikimit.

Që nga rikthimi në Shtëpinë e Bardhë të Donald Trumpit, liderët evropianë kanë bërë thirrje që çfarëdo marrëveshje për Ukrainën duhet të përfshihet edhe BE-ja.

Në anën tjetër një takim mes diplomatëve amerikanë dhe atyre rusë është mbajtur javë më parë në Arabinë Saudite – duke u lënë jashtë edhe Ukraina. /abcnews