![Sulmi me granatë në një bar të Francës, 12 persona të plagosur](/uploads/zeri.info/images/2025/February/13/auto_fff-5-600x3601739443755.png)
Sulmi me granatë në një bar të Francës, 12 persona të plagosur
12 persona u plagosën kur një granatë u hodh në një lokal në qytetin e Grenoble në Francën Juglindore, thanë zyrtarët të mërkurën.
Sulmuesi hyri në lokalin, i cili ishte i mbushur me klientë dhe hodhi një granatë para se të ikte pa thënë asnjë fjalë, tha prokurori Francois Touret-de-Courcy. Hetuesit nuk e kishin identifikuar ende motivin, por nuk besonin se ishte një sulm terrorist, shkruan The Guardian.
Magjistrati Christophe Barret tha se sulmuesi dukej se mbante një pushkë sulmi të tipit kallashnikov, por nuk e përdori atë.
Incidenti ndodhi në lagjen e fshatit Olimpik, i ndërtuar kur qyteti priti Lojërat Olimpike Dimërore të vitit 1968, tha Touret-de-Courcy.
Në mes të plagosurve janë edhe dy persona në gjendje kritike, tha Touret-de-Courcy, por kjo shifër u rrit më vonë në gjashtë nga zyrtarja lokale e Isère, Catherine Seguin.
"E dënoj në termat më të fortë të mundshëm këtë akt kriminal të dhunës së jashtëzakonshme”, shkroi kryebashkiaku lokal, Eric Piolle, në X, duke falënderuar shërbimet e urgjencës për punën e tyre.
Policia konfirmoi se shpërthimi ishte shkaktuar nga një granatë e hedhur.