Kroacia goditet nga një tërmet i fuqishëm

Kroacia goditet nga një tërmet i fuqishëm

Bota February 11, 2025 - 21:12

Një tërmet me magnitudë 5.2 goditi të martën qytetin e Zarës në Kroacinë qendrore.

Sipas Qendrës Sizmologjike Mesdhetare Evropiane (EMSC), lëkundjet kanë prekur Zadarin dhe qytetet përreth. Tërmeti është ndjerë edhe në Bosnje-Hercegovinën fqinje.

EMSC konfirmoi një pasgoditje pas tërmetit fillestar, megjithëse nuk raportohet për dëme apo viktima.

Kujtojmë se, në vitin 2020, Kroacia u godit nga një tërmet që la të vdekur shtatë persona dhe shkaktoi dëme të konsiderueshme materiale, njofton Klankosova.tv.