Autoritetet e Serbisë i mbyllin punonjësit brenda ndërtesës qeveritare, s’i lejojnë të marrin pjesë në grevën e përgjithshme

Autoritetet e Serbisë i mbyllin punonjësit brenda ndërtesës qeveritare, s’i lejojnë të marrin pjesë në grevën e përgjithshme

Bota January 24, 2025 - 10:57

Dera e Qeverisë së Krahinës Autonome të Vojvodinës është mbyllur me pranga, në mënyrë që punonjësit të mos mundë të dalin në protestat gjithëpopullore.

Studentët, organizatat e shoqërisë civile, aktivistët dhe partitë opozitare kanë ftuar sot në një grevë të përgjithshme në Serbi.

Kjo ndërtesë në qendër të Novi Sadit ka disa hyrje dhe dalje dhe të gjitha janë mbyllur, shkruan nova.rs.

“Kanë mbyllur edhe dyert nëpër korridore. Nuk mund të kalosh përmes katit të parë dhe të dytë, ata nga kati i parë shkojnë në tualet në katin e tretë. Punonjësve që ishin në pushim vjetor u është dhënë direktiva të vijnë në punë”, treguan disa punonjës në kushte anonime.

Ata shtuan se në ndërtesë për disa ditë ka një numër të madh “burra të çuditshëm dhe të panjohur” që kufizojnë lëvizjen e punonjësve, ndalojnë fotografimin dhe thanë se kolegët e tyre po i informojnë se “atmosfera e ngjashme” është dhe në Ndërtesën e Bashkisë, e cila është selia e qeverisë lokale.

Ata treguan se për disa ditë në Ndërtesën e Bashkisë ka disa “djem të rinj të sigurisë”.

Image

“Çdo person që hyn në Ndërtesën e Bashkisë lë pasaportën, thotë ku shkon, pse dhe sa do të qëndrojë. Merr një dokument që dikush në Ndërtesën e Bashkisë të nënshkruajë dhe kështu e konfirmon se ka qenë atje. Kur ndonjë person është i dyshimtë, e shoqërojnë deri në zyrë, presin që të bëjë çfarë të ketë dhe e shoqërojnë jashtë”, thanë ata.

Punonjësit e Radio-televizionit të Vojvodinës thanë se ndërtesa e shërbimit mediatik publik të provincës “është plot me xhandarmeri dhe policë”.

Përreth ndërtesës së RTV-së janë parkuar shumë automjete të policisë.

Në të gjithë Serbinë ka filluar një grevë e përgjithshme nga kjo mëngjes dhe mund të lexoni më shumë për këtë në blogun tonë në kohë reale. /Telegrafi