François Bayroun, kryeministër i ri i Francës
Foto: AFP

François Bayroun, kryeministër i ri i Francës

Bota December 13, 2024 - 13:27

Presidenti francez, Emmanuel Macron, e ka emëruar të premten politikanin e qendrës François Bayroun si kryeministër të ri, ka thënë pallati “Elysee” vetëm një javë pas rënies së qeverisë paraprake.

Të mërkurën e kaluar opozita e ka rrëzuar qeverinë e ish-kryeministrit konservator, Michel Barnier, për shkak të mospajtimeve për buxhetin, ndonëse ka qenë vetëm tre muaj në zyrë.

Franca është në ngërç politik pasi zgjedhjet e mbajtura në qershor dhe korrik nuk kanë prodhuar ndonjë rezultat të qartë.

Ndërkohë, shteti është duke u përballur me situatë kritike në ekonomi, sidomos për shkak të rritjes së borxhit publik dhe deficitit të madh buxhetor.

Partitë opozitare kanë kërkuar edhe dorëheqjen e Macronit në gjithë këtë krizë ekonomike dhe politike, pasi buxheti për vitin 2025 ende nuk është miratuar.

Por Macroni ka refuzuar të japë dorëheqje.