Trump thotë se SHBA duhet të qëndrojë jashtë luftimeve në Siri

Trump thotë se SHBA duhet të qëndrojë jashtë luftimeve në Siri

Bota December 08, 2024 - 23:34

Presidenti i sapozgjedhur amerikan Donald Trump e quajti rënien e regjimit të presidentit sirian Bashar al-Assad në Siri nga rebelët, një “rrëmujë” dhe bëri thirrje kundër përfshirjes së SHBA në konflikt.

“Sidoqoftë, Siria është një rrëmujë, por nuk është miku ynë, dhe Shtetet e Bashkuara nuk duhet të kenë asgjë me këtë. Kjo nuk është lufta jonë, le ta luajnë ata – mos u përfshini”, ka shkruar Trump në një postim në X, transmeton Telegrafi.

Në anën tjetër, presidenti Joe Biden i është drejtuar qytetarëve këtë pasdite, pas takimit me ekipin e tij të sigurisë kombëtare.

Të shtunën, zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Sean Savett tha se SHBA-ja “nuk ka të bëjë fare me këtë ofensivë, e cila udhëhiqet nga Hay’at Tahir al-Sham (HTS), një organizatë e cilësuar terroriste”, dhe tha se SHBA-të do të punojnë së bashku me aleatët dhe partnerët e saj për të nxitur uljen e përshkallëzimit dhe për të mbrojtur personelin dhe pozicionet ushtarake të SHBA.

Ndërkaq gjatë fjalimit të Biden, ai bëri të ditur se ushtria amerikane ka kryer dhjetëra sulme ajrore mbi pozicionet e ISIS-it në Siri. /Telegrafi/