Bie qeveria në Francë
Bota
December 04, 2024 - 21:11
Kryeministri i Francës, Michel Barnier, është rrëzuar nga posti pasi partitë e majta dhe të djathta u bashkuan në votë për të mbështetur mocionin e mosbesimit.
Është kjo hera e parë që një qeveri e Francës rrëzohet në një votë mosbesimi që nga viti 1962.
Deputetët votuan në shumicë në mbështetje të mocionit kundër Barnierit – me 331 vota – vetëm tre muaj pasi ai u mori mandatin nga presidenti Emmanuel Macron.
Deputetët nuk e patën mundësinë të votonin kundër, por vetëm pro dhe abstenim. /Klankosova.tv