Netanyahu paralajmëron Hezbollahun: Armëpushimi nuk do të thotë fundi i luftës

Netanyahu paralajmëron Hezbollahun: Armëpushimi nuk do të thotë fundi i luftës

Bota December 03, 2024 - 18:17

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu tha sot se Izraeli është i përkushtuar për një marrëveshje armëpushimi me Hezbollahun, por paralajmëroi se kjo nuk do të thotë se lufta ka përfunduar.

Duke folur në fillim të një takimi të kabinetit në qytetin kufitar verior të Nahariya, Netanyahu paralajmëroi se Hezbollahu kishte shkelur seriozisht marrëveshjen e së hënës dhe se Izraeli që atëherë kishte sulmuar më shumë se 20 objektiva në të gjithë Libanin si hakmarrje.

“Aktualisht jemi në një armëpushim dhe e vërej se është një armëpushim, jo fundi i luftës”, tha ai.

“Ne kemi një synim të qartë për të kthyer banorët tanë, për të ripopulluar veriun e vendit. Ne po e zbatojmë këtë armëpushim me dorë të hekurt, duke vepruar kundër çdo shkeljeje të tij, të vogël apo të rëndë”, thekson kryeministri izraelit.

Ndryshe, marrëveshja i jep fund luftimeve gati 14 mujore, të cilat kanë shkaktuar më shumë se 3,500 vdekje të libanezëve dhe më shumë se 15 mijë të plagosur.

Sulmet izraelite në Liban kanë detyruar 1.2 milion njerëz të lënë shtëpitë e tyre, ndërsa sulmet e Hezbollahut kanë detyruar rreth 50 mijë izraelitë të evakuohen nga veriu i vendit. /Telegrafi