Trumpi takohet me shefin e NATO-s, për herë të parë që nga fitimi i zgjedhjeve
Bota
November 23, 2024 - 12:17
Kreu i NATO-s, Mark Rutte, zhvilloi bisedime me presidentin e zgjedhur të ShBA-së, Donald Trump, në Florida për “çështjet e sigurisë globale që po përballet aleanca”.
Takimi u zhvillua të premten në Palm Beach, tha Farah Dakhlallah, zëdhënësja e NATO-s Farah Dakhlallah, në një deklaratë, shkruan France24.com, përcjell Klankosova.tv.
Gjatë mandatit të tij të parë, Trumpi ushtroi presion të fortë mbi Europën për të rritur shpenzimet për mbrojtje dhe vuri në dyshim drejtësinë e aleancës transatlantike të NATO-s.
Ish-kryeministri holandez kishte thënë se dëshironte të takohej me Trumpin dy ditë pas zgjedhjes së tij më 5 nëntor, për të diskutuar rrezikun nga përkeqësimi i marrëdhënieve mes Koresë së Veriut dhe Rusisë.