Piloti në Aeroportin e Podgoricës raportoi bombë brenda në aeroplan
Bota
September 19, 2024 - 22:32
Piloti i linjës ajrore polake “Lot” ka raportuar në policinë e Podgoricës se në aeroplan ka pasur bombë.
Aeroporti njoftoi zyrtarisht se pak para orës 17:00 të ditës së sotme, në aeroportin e Podgoricës filloi një inspektim i jashtëzakonshëm i avionit të linjës ajrore kombëtare polake “Lot Polish Airlines”.
Ata thanë se avioni ishte i izoluar dhe larg terminalit të pasagjerëve. Sipas njoftimit, pasagjerët ishin të sigurt, dhe fluturimet në aeroport po zhvillohen pa probleme. /alsat.mk