Garda Revolucionare iraniane stërvitje ushtarake në zonën perëndimore
Garda Revolucionare e Iranit po zhvillon një stërvitje ushtarake në pjesët perëndimore të vendit që do të vazhdojë deri të martën, njoftoi të dielën agjencia zyrtare e lajmeve e Iranit.
Irani është zotuar se do të hakmerret kundër Izraelit pas vrasjes së shefit të Hamasit Ismail Haniyeh më 31 korrik në Teheran.
Stërvitjet, të cilat filluan të premten, po vazhdojnë në provincën perëndimore të Kermanshah pranë kufirit me Irakun për të “rritur gatishmërinë luftarake dhe vigjilencën”, tha një zyrtar i forcave të armatosura për IRNA.
Cituar nga mediat iraniane, zëvendës komandanti i Gardës Revolucionare Ali Fadavi tha të premten se urdhrat e liderit suprem iranian në lidhje me ndëshkimin e ashpër të Izraelit dhe hakmarrjen për Haniyeh janë të qarta dhe do të zbatohen në “mënyrën më të mirë të mundshme”, shkruan The Guardian.