Kryeministrja e Bangladeshit jep dorëheqje dhe largohet nga vendi, pas disa javësh protesta vdekjeprurëse

Kryeministrja e Bangladeshit jep dorëheqje dhe largohet nga vendi, pas disa javësh protesta vdekjeprurëse

Bota August 05, 2024 - 13:12

Kryeministrja e Bangladeshit ka dhënë dorëheqjen dhe ka ikur në Indi pas disa javësh protestash vdekjeprurëse në vend.

Raportet e dorëheqjes së kryeministres Sheikh Hasina, 76 vjeçe, u konfirmuan nga ushtria, si dhe zyrtarë të Komisionit të Lartë të Bangladeshit në Delhi.

Sipas gazetës kryesore kombëtare të vendit, Hasina e cila udhëhoqi vendin për 15 vjet dhe motra e saj, janë nisur për në Indi me një helikopter ushtarak.

Siç raportohet, ish-kryeministrja po strehohet larg rezidencës së saj zyrtare, mes raporteve se ajo u sulmua nga protestuesit, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.

Ndryshe, të paktën 95 persona, duke përfshirë të paktën 14 oficerë policie, vdiqën në përleshjet në Balngadesh, ndërsa qindra të tjerë u plagosën.

Demonstratat filluan me studentët që kërkonin t’i jepnin fund një sistemi kuotash për vendet e punës, por përleshjet me policinë dhe aktivistët proqeveritar u përshkallëzuan në dhunë që la më shumë se 200 të vdekur muajin e kaluar.

Kjo shkaktoi më shumë protesta duke kërkuar përgjegjësi nga qeveria, të cilat janë shndërruar në thirrje për Hasinan që të japë dorëheqjen.