Grenelli për planin e paqes në Ukrainë: 100% i sigurt dhe realist, sa ishte Turmpi president nuk kishte luftë
Foto: EPA

Grenelli për planin e paqes në Ukrainë: 100% i sigurt dhe realist, sa ishte Turmpi president nuk kishte luftë

Bota July 18, 2024 - 23:22

Ish-ambasadorin amerikan Gjermani dhe ish- i dërguar i SHBA-së për Ballkanin, Richard Grenell, ka një shans të mirë për t'u bërë Sekretar i Shtetit i SHBA-së, nëse Trump fiton zgjedhjet

Kështu shkruan Bildi gjerman i cili ka publikuar një intervistë me Grenellin, i cili beson se Gjermania ka potencialin të bëhet vendi i preferuar i Donald Trump.

“Republika Federale është një vend shumë i fuqishëm. Ai rekomandon që qeveria ta udhëheqë Gjermaninë në një mënyrë që “të kujdeset për njerëzit dhe të marrë vendime për Gjermaninë dhe të mos përpiqet të ndërhyjë në punët e vendeve të tjera”, ka thënë Grenelli.

Bild e ka pyetur Grenllin edhe për “Planin e paqes” të Trumpit për Ukrainën, ndërsa ka përmendur se kur Trumpi ishte president nuk kishte luftë në Evropë, transmeton Zeri.info.

“100 për qind i sigurt është realist. Dua të them, shikoni, Donald Trump ka arritur marrëveshje paqeje mes arabëve dhe izraelitëve. Nuk ka pasur luftëra në Evropë gjatë kohës kur Donald Trump ishte në detyrë”, thotë Grenell.

Ai tha gjithashtu se i takon Evropës të merret më shumë me problemet e saj, pasi siç u shpreh, “lufta në Ukrainë, është në oborrin e Evropës”.

“Është në oborrin tuaj. Nëse do të kishte një luftë në Meksikë, ne do të bënim pjesën më të madhe, nëse jo të gjithë, punën. Dhe ne sigurisht nuk do t'u kërkonim gjermanëve ndihmë nëse do të kishte një luftë në Meksikë”, shtoi ai./Zëri