Zelensky falënderon Serbinë për mbështetjen e saj financiare dhe humanitare ndaj Ukrainës

Zelensky falënderon Serbinë për mbështetjen e saj financiare dhe humanitare ndaj Ukrainës

Bota July 18, 2024 - 20:00

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky shprehu mirënjohjen e tij ndaj Serbisë për mbështetjen financiare dhe humanitare që i jep vendit të tij,

Zelensky këtë e bëri në një njoftim në rrjetin X pas takimit të sotëm me presidentin serb Aleksandar Vuçiç në margjinat e Samitit të Komunitetit Politik Evropian pranë Londrës, transmeton Zeri.info.

“Gjatë takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, diskutuam për çështjet e sigurisë dhe zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe. I jam mirënjohës Serbisë për pjesëmarrjen në Samitin e parë Global të Paqes dhe për miratimin e deklaratës së përbashkët”, ka shkruar Zelensky në platformën X.

“Ne vlerësojmë ndihmën financiare dhe humanitare që (Serbia) i ofron vendit tonë”, shtoi Zelensky. /Zëri